Jahti i princit saudit ankorohet në Durrës, takon Metën dhe Ramën

Princi saudit, miliarderi Abdulaziz Al-Saud ka ankoruar jahtin e vetë në portin e Durrësit me synimin për të viiztuar Shqipërinë, ku sipas një deklarate nga stafi i tij pritet të takohet me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama. Al-Saud ka një pasuri prej 17.3 miliardë dollarësh dhe ka shprehur interes për të investuar në vendin tonë. Princ AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, investori kryesor në Arabinë Saudite dhe nga miliarderët e botës me rreth 17.3 miliardë dollarë pasuri, mbërriti në portin e Durrësit me jahtin e tij për një vizitë në Shqipëri. Princ AlWaleed mbërriti me jahtin Kingdom 5K, i shoqëruar nga stafi, ndërsa gjatë qëndrimit në vendin tonë ai pritet të takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Princi është pronar i “Kingdom Holding Company” dhe ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri dhe në takime do të diskutojë diskutojë për mundësitë për të investuar në Shqipëri, si dhe për projekte të tjera zhvillimore. Princ AlWaleed, është konsideruar dy herë nga revista Forbes si një nga investitorët më inteligjentë dhe krijues në botë. Interesat kryesore të kompanisë së tij janë: investimet në hoteleri, spitale e qendra shëndetësore, arsim, shërbimet financiare, pasuritë e patundshme, turizëm, media, petrokimikë, aviacioni, teknologjia etj. Princ AlWaleed është nipi i Themeluesit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mbretit të parë Abdulaziz.

Artikulli paraprakGJYKATA E LARTË : PËR 2016, KOLEGJI ADMINISTRATIV GJYKOI VETEM 2 ÇËSHTJE BRENDA AFATIT
Artikulli tjetër250.000 FRANGA GRABITJE,DËNOHEN 2 SHQIPTARËT