Vllaznia e femrave po shpreh haptazi pakënaqësitë e saj kohët e fundit në lidhje me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky institucion duket se po ndikon në prishjen e garës dhe nisur nga të gjitha këto zhvillime, njeriu që ka krijuar të parin ekip të futbollit të femrave në Shqipëri, përpara 18-vitesh, Ferdinand Jaku, ka bërë një apel ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nga ana tjetër, Ferdinand Jaku shpreh keqardhjen e tij, që një ekip me histori në futbollin e femrave, siç është Juban Danja, i ka munguar mbështetja nga Bashkia e Shkodrës vit pas viti.

Ekipi Juban Danja është fitues i disa Kupave të Shqipërisë, si në vitin 2011-2012 dhe 2012-2013, si edhe në Kupën Medin Zhega, por sot presidenti Ferdinand Jaku arrin të mbajë vetëm ekipet e Akademisë U-11 dhe U-13, si pasojë e mungesës së mbështetjes financiare.

Artikulli paraprakZVA: SHKOLLAT JO PUBLIKE REZULTATE MË TË MIRA
Artikulli tjetërDO TË KENI LAJME POZITIVE, JINI TË GUXIMSHËM … ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT