Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se kodi telefonik ishte mashtrim, megjithatë, ai ka shtruar pyetjen se cili do të jetë mashtrimi i radhës.
“Secili nga ne duhet te pyet: A do të ndodhë ndonjëherë që njerëzit tanë te veshur me pushtet të bëjnë punë të mençura për kombin e shtetin? Kur këta njerëz do të pushojnë se mashtruari opinionin publik? Pas gjithë këtyre mashtrimeve, a ka akoma njerëz që u besojnë më”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.