Pas asaj që ndodhi të shtunën e dy javëve, dhe një përballjeje me Hysenin, që nxorri detaje të pathëna lidhur me raportin e tyre, Alvisa nuk ka qenë më në “Për’puthen”. Megjithatë edhe pse jashtë programit, akuzat mes tyre kanë vazhduar virtualisht. Ndërkohë, lidhur me situatën, kanë reaguar shumë konkurentë dhe ish-konkurrentë, që kanë ngritur edhe të tjera akuza.
Sot Alvisa u rikthye në program, për të treguar se çfarë kishte ndodhur pas ‘skandalit’. Ajo tha se kishte qenë tek prindërit, ku kishte kaluar kohë dhe ishte qetësuar, të cilët i falënderoi edhe public,isht.
Sa i përket konkurrentëve në studio, ajo falënderoi Albin, që e quajti jo vetëm shok, por edhe “vëlla”.
Nga ana tjetër, nga vajzat tha se Ana e kishte mbështetur, duke e pyetur se si ishte dhe i kishte qëndruar pranë, por shprehu zhgënjimin me Mikelën dhe Ritvanën.
“I kam marrë edhe në shtëpi, kanë qenë tek prindërit e mi dy net, mendoja se ishin në rrugën për t’i pasur mike, atë natë prisja të mos flisnin fare”, tha Alvisa e prekur.
Mikela e kundërshtoi, ndërsa Ritvana, nuk ishte prezente sot në studio.
Gjithashtu, Alvisa tha se nuk ishte ndjerë aspak mirë edhe nga komentet e opinionistit Arjan Konomi, madje tha se ishte ndjerë e ofenduar prej tij.