Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga Dibra se qeveria e Ramës duhet të largohet një orë e më parë, pasi sipas tij, gjendja e shqiptarëve sa vjen e rëndohet.

Ai zhvilloi një takim me tregtarët e fruta perimeve, të cilët iu a ankuan se nuk kanë treg për të shitur mollën e Dibrës, e cila njihet në të gjithë Shqipërinë për cilësinë dhe shijet e saj.

Lideri i PD-së shtoi gjithashtu se shqiptarët janë popull punëtor, por ajo që ua ka vështirësuar punët janë krimi dhe lidhjet e politikës me elementë kriminalë.

“Merri mollët me vete dhe t’ia hedhim në surrat dhe në fytyrë. Merri me vete me 16 mars. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë. Kjo nuk është Dibra e Dibranëve , por e Ymer Lalës. Dibrani ka qenë zot shtëpie, por sot nuk jeni. Janë Edi Rama dhe Ymer Lala.

Po iu them hapur, sepse jam nip Dibre. Me ndihmën e krimit ua mori bashkinë. Ka ardhur koha për t’i këput kokën krimit në Tiranë. Kjo nuk është qeveri, por kjo është bandë. Do ta rrëzojmë me të gjitha rrugët dhe mjetet”, tha Basha.

Artikulli paraprakTELEVIZIONI GJERMAN, RTL: SHQIPËRIA, REKOMANDIMI TURISTIK ABSOLUT!
Artikulli tjetër‘PARLAMENTI I KRIMIT’ FLUTURON NË QIELL