Dy personat e arrestuar në Lezhë, të cilet mashtronin duke perfituar para në emer të kryebashkiakut Pjerin Ndreu, u njohen me masen e sigurisë në gjykate. Organi i akuzes kërkoi që Shkelqim Domi 35-vjeç dhe Saimir Sallaku 37-vjeç të qëndrojnë në burg pa afat, por pasi dëgjoi palet gjyqtari Elvis Sulejmani caktoi masen e sigurise arrest në burg vetem për 35-vjeçarin Domi, ndërsa arrestimi i 37-vjeçarit Saimir Sallaku u cilesua i paligjshem dhe gjykata urdheroi lirimin e menjehershem të tij me argumentin se nuk ka prova qe e implikojnë në këtë veprimtari.

Dy përsonat u arrestuan të marten nga policia, pasi mashtruan biznesmenin Ylli Ujkaj njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’. Mashtruesit kanë komunikuar me biznesmenin përmes aplikacionit ‘Signal’ dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro.Ai ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe pa u menduar dy herë, më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro.

Po të njëjtin biznesmen, kanë tentuar ta mashtrojnë edhe me datë 17 korrik, por duket se në rastin e dytë biznesmeni e ka kuptuar që ishte një kurth dhe është drejtuar me një denoncim në polici.Ndërkohë, Policia e Lezhës dhe e Tiranës po vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur në Tiranë, ku sërish këta dy shetas sëbashku dhe me një përson tjeter të shpallur ne kërkim kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.

Artikulli paraprakNGA MASAT, TE PJESËMARRJA/ SI DO TË ZHVILLOHET CEREMONIA HAPËSE E OLIMPIADËS?
Artikulli tjetër136 MILIONË EURO GRANTI I BE PËR REHABILITIMIN E HEKURUDHËS VORË-HANI I HOTIT! FIRMOSET MARRËVESHJA SHQIPËRI – BE – BERZH