Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij historik para qytetarëve në Tiranë ditën e sotme, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Clinton u shpreh se kishte mbetur pa fjalë pas ceremonisë, ndërsa u shpreh falenderues dhe se do e ruante këtë moment gjithë jetën “si një thesar”. Ish-Presidenti deklaroi se gjithmonë ka dashur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa zbuloi se pyeste bashkëshorten e tij Hillary, e cila ka vizituar vendin më parë se si ishte këtu.
“Jam vërtetë pa fjalë. Dua t;iu falënderoj të gjithëve për një moment që do e ruaj si thesar gjithë jetën time. Janë bërë më shumë se 10 vite që kur gruaja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit. Gjithmonë e pyesja si po ndihesh sepse gjithmonë doja që të vija. Ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë në emër të popullit amerikan”, u shpreh Clinton.