Në kuadër të “Javës së Tokës” Bashkia e Shkodrës ka organizuar një seri aktivitetesh jo vetëm sensibilizuese. Në afërsi të Urës së vjetër të Bunës, është bërë pastrimi i një territori duke larguar mbetjet urbane dhe inerte të depozituara në këtë zonë prej vitesh.

Më pas, është bërë mbjellja e pemëve dekorative dhe do të vazhdohet me gjelbërimin e plotë të kësaj hapësire dhe vendosjen e stolave për t’u shfrytëzuar nga banorët.

Po ashtu, është pastruar nga mbetjet inerte dhe urbane edhe parku në hyrje të qytetit, në bashkëpunim me shkollat e qytetit.

Mesazhi që është përcjellë nga aktivitetet në kuadër të “Ditës së Tokës”, është ai i mbrojtjes së mjedisit, mbajtjes pastër të hapësirave publike dhe depozitimi i mbetjeve vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim.

Artikulli paraprakAPELI NË STAR PLUS, “FAMILJA E VARFËR DO BËHET ME SHTËPI”
Artikulli tjetërSHKODËR, PREFEKTI: ZGJIDHJE NGËRÇIT NË BYPASS DHE SHIROKË