Gjenerali në pension i marinës, James Mattis pritet të emërohet sekretar i ardhshëm i Mbrojtjes nga Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të medias amerikane. Mattis, 66 vjeçar, i bashkohet ekipit të sigurisë kombëtare të zotit Trump që tashmë përfshijnë gjeneralin në pension Michael Flynn si këshilltar të sigurisë kombëtare dhe ligjvënësin Mike Pompeo si drejtor të CIA-s. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Për të marrë postin, do të duhet që Kongresi amerikan të miratojë një legjislacion të ri për të kapërcyer një ligj federal që thotë se sekretarët e mbrojtjes nuk duhet të kenë qënë në detyrë aktive shtatë vjet para marrjes së detyrës. për shtatë vjet më parë. Kongresi ka bërë një përjashtim të ngjashëm një here më parë, kur gjenerali George C. Marshall u emërua në detyrë në vitin 1950.