Pas retorikës diskriminuese të sekretares së Punëve të Brendshme Suela Braverman ndaj shqiptarëve në Angli, ku mes të tjerash tha se janë kriminelë dhe propozoi që të dërgohen në Ruandë, këta të fundit janë ngritur sot në protestë.

Me flamuj shqiptarë në krahë, muzikë popullore dhe pankarta në duar, ata dërgojnë mesazhin se “janë shqiptarë, punojnë e paguajnë taksa”.

Deklarata e Breverman për një “pushtim” nga shqiptarët, u amplifikua nga mediat në Angli, ato të cilat kanë politikë editoriale kundra emigrantëve.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: NA PRET NJË SITUATË SHUMË E KOMPLIKUAR PAS 21 NËNTORIT
Artikulli tjetërMETA MESAZH QYTETARËVE PAK ORË PARA PROTESTËS: SHQIPËRIA U PËRKET TË RINJVE DHE NE DO TA BËJMË KËTË REALITET!