2 të mitura janë denoncuar si të zhdukura nga prindërit e tyre ditën e sotme. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 16-vjeçare zhdukja e të cilës është bërë nga i ati i saj në Tiranë.
E mitura tjetër është zhdukur në Përrenjas ku shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç.
“Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”
“Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”