Një person ka sulmuar një autobus shkolle në shkollë, si pasojë e së cilit kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe të plagosur 18 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kawasaki, ku dy prej janë 12 dhe 39-vjeç. Autori i sulmi është një 50-vjeçar i cili pasi sulmoi autobusin e shkollës, goditi më pas veten me thikë. Motivet e këtij sulmi janë ende të panjohura.
Sipas medieve vendase, “Kyodo”, në vendin e ngjarjes së gjetur dy thika, e ndërsa 16 nga të plagosurit janë nxënëse shkolle. Shoferi i autobusit ka deklaruar se e kishte parë autorin teksa po përpiqej që të komunikonte me fëmijët në momentin që ato po prisnin të hipnin në autobusin e tyre pranë shkollës private ‘Caritas’.
“Autori filloi të fliste me fëmijët dhe pastaj hipi në autobus duke i goditur me thikë”, raporton Rupert Wingfield-Hayes i BBC-së në Tokio. Japonia është shtet me kriminalitetin më të ulët në botë, por që vitet e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme, kryesisht nga sulmet me thika.
Në vitin 2016, 19 persona në një qendër të kujdesit për njerëzit me aftësi të kufizuara mendore u therën nga një ish-punëtor. Ai njoftohet se donte që njerëzit me aftësi të kufizuara të “zhdukeshin”. Gjithashtu, tetë studentë u vranë në një sulm të vitit 2001 pasi një burrë hyri në një shkollë fillore në Osaka dhe filloi të therte studentët.