Në Hiroshima përkujtohet sot 70-vjetori i bombës së parë atomike që shkaktoi vdekjen e të paktën 140 mijë personave. Në parkun memorial në Hiroshima ku u mbajt ceremonia kryesore mori pjesë edhe kryeministri Shinzo Abe, ndërsa mijëra fenerë janë lëshuar mbi lumin Motoyasu në këtë qytet në përkujtim të viktimave. “Sot Hiroshima është ringjallur. Është bërë një qytet i kulturës dhe i prosperitetit.

70 vjet pas ngjarjes më duhet të ritheksoj nevojën për një botë në paqe, pa armë bërthamore”, u shpreh kryeministri i vendit Shinzo Abe. Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në këtë shtet, Caroline Kennedy. Bomba atomike u lëshua në Hiroshima më 6 gusht të vitit 1945 duke u marrë jetën 140 mijë personave, ndërsa tre ditë më vonë u lëshua një bombë e dytë në Nagasaki, ku rreth 70 mijë persona humbën jetën dhe po aq të tjerë vdiqën pas disa ditësh apo javësh për shkak të plagëve që kishin marrë nga rrezet radioaktive. Këto ngjarje të rënda detyruan Japoninë që të dorëzohet para SHBA dhe ti jepej fund Luftës së Dytë Botërore

Artikulli paraprakPërsëri rrjedhin pamjet e iPhone 6S dhe 6S Plus
Artikulli tjetërALUIZNI, KOMUNITETET FETARE MARRIN LEJET E PRONAVE