Quhet “Sakura” dhe, në Japoni ky festival tregon lulëzimin e qershisë. Kopshtet e Tokios u ndezën gjatë natës për të festuar ngjarjen më të shumëpritur të pranverës, atë të çeljes së qershive që i japin një ngjyrë tjetër qytetit.
Pemët e lulëzuara janë nxjerrë në pah nga dritat e shumta që kanë ngjyrosur me rozë qytetin.
Çdo vit, shumë turistë vizitojnë Japoninë për të admiruar çeljen spektakolare të qershive me lule të vogla rozë. Por ka ende shumë njerëz japonezë që përfshihen në shfaqje.
Disa njerëz kanë vendosur të shijojnë magjinë e mbrëmjes me anije të vogla përgjatë lumit Sumida. Lumi, që përshkon qytetin e Tokios, për pak kohë i është përshtatur pemëve të bukura rozë.
Pema e lulëzuar e qershisë është imazhi më i njohur që Perëndimi ka për Japoninë, i namatisur me geishat, sushit dhe samurajit. E megjithatë, brenda vetë vendit, lulëzimi i qershisë ka qenë ngjarje kulturore për më se njëmijë vjet.
I përvitshmi Sakura Hanami, që në japonisht do të thotë shikimi i çeljes së luleve, hap lajmet kryesore në muajt Mars-Prill, me një mbulim në të gjitha parqet e Japonisë.