Katër vite më parë, Naokos dhe Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios.
Përpara se të shpërnguleshin, çifti dhe tre fëmijët e tyre, dy adoleshentë dhe një pesë vjeçar, jetonin me prindërit e Naokos.
“Duhet të bënim shumë rregullime, por donim gjithmonë të jetonim në një qytezë të vogël dhe të kishim një kopsht me lule”, u shpreh Naoko 45. Shtëpia falas duket sikur është një mashtrim.
Por, Japonia ka patur gjithmonë probleme me pronat: Ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to. Në 2013 numëroheshin 61 milion shtëpi dhe 52 milion familje. Dhe situata pritet të përkeqësohet.
Popullsia e Japonisë pritet të ulet nga 127 milion në 88 milion brenda vitit 2065, sipas statistikave nga instituti kombëtar i sigurisë shoqërore, që do të thotë se më shumë shtëpi do të jenë të boshatisura.
Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat janë kthyer në vende “fantazëm” ose siç njihen në kulturën popullore të Japonisë “akiya”.
Parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre. Në këtë kontekst dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese.