Tre avionë të amerikanë Boeing të ngarkuar me patate janë nisur për të shpëtuar fast food-et në Japoni nga mungesa e patateve të skuqura, shkaktuar nga kriza në zinxhirin e furnizimit në botë të shkaktuar nga COVID.
Jo vetëm kaq, por porti i Vankuverit nga i cili anijet niseshin për në Azi, u godit nga shiu dhe përmbytjet në mes të dhjetorit dhe të gjitha dërgesat u bllokuan.
Ditët e fundit mungesa e lëndëve të para kishte bërë që të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë në vend të racionojnë patatet e skuqura dhe të servirin vetëm porcione të vogla.
Imazhet e qarkulluara në mediat sociale më 21 dhjetor treguan radhë të gjata jashtë ambienteve të McDonald’s në Tokio.
Mungesa e patateve të skuqura nuk ka prekur vetëm Japoninë. Në qytetin e Nju Jorkut, restoranti ikonik i burgerëve JG Melon javën e kaluar tha në një postim në Instagram se do të bllokonte shitjet e patateve të skuqura për shkak të problemeve të zinxhirit të furnizimit.