Me rritjen e vëmendjes ndaj monedhave dixhitale, Kryeministri Japonez Shinzo Abe javën e kaluar kërkoi që qeveria e tij të punojë me Bankën Qendrore për të studiuar monedhat dixhitale.

Ligjvënësit Japonez po punojnë për krijimin e një monedhe dixhitale përballë alarmit të Facebook Libra dhe Juan-it dixhital Kinez. Monedha do të jetë një nismë e përbashkët mes sektorit publik dhe privat dhe nëse realizohet do ta vendoste Tokion në pararojë të teknologjisë financiare. Hapi i parë është hedhja në qarkullim e Jen-it dixhital.

“Kina po lëviz drejt Juan-it dixhital prandaj ne duhet të marrin masa për t’u kundërpërgjigjur përpjekjeve të tilla,” tha Norihiro Nakayama, zëvendës ministër i punëve të jashtme të Japonisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Me rritjen e vëmendjes ndaj monedhave dixhitale, Kryeministri Japonez Shinzo Abe javën e kaluar kërkoi që qeveria e tij të punojë me Bankën Qendrore për të studiuar monedhat dixhitale.

Kriptomonedha Libra e Facebook ka ngjallur kureshtjen e autoriteve financiare në mbarë botën. Nga bankat qendrore kryesore, ajo e Kinës ka shtyrë përpara përpjekjet për të krijuar një version dixhital të monedhës vendase.

Kina e shikon si një aset të çmuar në ndikimin dhe zgjerimin e saj global ndërsa për Japoninë, një monedhë dixhitale më shumë do të shërbejë si ndryshim në kulturën e Japonezëve.

Artikulli paraprakKATEGORIA E PARË, HUMBIN VELEÇIKU DHE TËRBUNI
Artikulli tjetërPLAGOSI DY TË RINJ, ARRESTOHET 66-VJEÇARI