KËNGA POPULLORE SHKODRANE BASHKON NJERËZIT, EDHE KANDIDATET PËR BASHKINË. “Jare Maji”, ka mbledhur te gjithe se bashku ne nje aktivitet festiv, nen nje concert 100% shkodran.
Albana Fani i dhuroi qytetit të saj një mbrëmje të mbushur me emocione dhe interpretime brilante, ndërsa përkrah saj u shfaqën emrat e njohur të këngës. Por kulmi do të vinte gjatë interpretimeve të bilbilave të këngës Shkodrane, si Bik Ndoja, Naile Hoxha dhe Gjovë Vata. Këto perla të këngës shkodrane të cilat erdhen në oborrin e muzeut “Oso Kuka”, sollën së bashku në këtë koncert edhe dy kandidatet për bashkinë Shkoder Keti Bazhdarin dhe Voltana Ademin. Me herët në një tjetër eveniment, dy kandidatet i shtërnguan dorën njëra-tjetrës.