Pas ndeshjes së kombëtares shqiptare, vëmendja tanimë është spostuar në javën e ardhshme të elitës së futbollit në Shqipëri. Superliga do zhvillojë raundin e 27-të fundjavën që vjen, kjo e shpërndarë në dy data dhe orare të ndryshme. Gjithçka nis të shtunë në 15:00 me dy duele. Kukësi luan me Egnatian në një ndeshje më shumë se të luftuar, teksa po në atë orar, Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi”. E programuar më herët në 18:00, dueli i Shkodrës është spostuar me tre orë më parë. Po të shtunë, në 18:00 luhet Teuta – Partizani në “Niko Dovana”. Të diel luhen dy ndeshjet e mbetura. Në 15:00 Kastrioti pret Laçin në stadiumin e Kamzës, teksa në 18:00 Tirana luan me Erzenin në “Elbasan Arena”.

Superliga – java 27-të:

E shtunë, 1 prill 2023
15:00
Kukësi – Egnatia
Vllaznia – Bylis
18:00
Teuta – Partizani

E diel, 2 prill 2023
15:00 Kastrioti – Laçi
18:00 Tirana – Erzeni

Artikulli paraprakNDRYSHON SËRISH ÇMIMI I KARBURANTIT NË VEND, SA DO TË SHITET NAFTA DHE BENZINA
Artikulli tjetër35 MLN EURO PËR ENERGJINË/ DO PËRDORET PËR MODERNIZIMIN E RRJETIT ENERGJETIK NË SHKODËR, LEZHË DHE FUSHË-KRUJË