Festa në javën e Amerikës në Shkodër vijoi edhe të dielën me një koncert të zhvilluar në qendër të qytetit.
Performaca artistike-kulturore, gjimnastikë, lojra dhe animacion për fëmijë ishin aktivitetet të cilat argëtuan qytetarët e Shkodrës.
Aktivitetet e këtyre ditëve në Shkodër janë zhvilluar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës dhe ministrinë e Kulturës në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.