Java qe vjen pritet qe krahas afrimit te atmosferës festive, çka do te thotë edhe impenjim i gjithanshëm për te mundësuar  një  mjedis vërtete festiv nga Bashkia M.Madhe do te kemi edhe mbledhjen e këshillit te bashkisë.

Nëse ne mbledhjen e fundit qe paralajmëruar se krahas diskutimit për logon e bashkisë, do te diskutohet edhe për emërimin ose miratimin e afro 70 pleqësive te fshatrave ne M.Madhe .Ne realitet, duket disi paradoksale qe pas zgjedhjeve  te qershorit, ku fitues ne postin e kryetarit rezultojë Tonin Marinaj i koalicionit te majte dhe po kështu edhe drejtimin e këshillit te bashkisë e fitoj e majta, i vetmi institucion qe drejtohet, thuajse ne tersin e vete nga te djathtit janë  pleqesit e fshatrave, kjo për vete faktin, se ish komunat me pare ishin nga Pd. Gjithsesi duket qe edhe ne këtë mbledhje jo vetëm qe nuk do te diskutohet zgjedhja e pleqesive te fshatrave,  e për rrjelloje as diskutimi per logon e Bashkise M .Madhe, çka do te kemi kohe deri pas vitit te ri. Ndërkaq sipas kryetarit te këshillit te Bashkise M.Madhe Ilir Halaj, mbase e vetmja arsye qe detyron këshillin e  Bashkisë te mblidhet  javën qe vjen  është, diskutimi dhe miratimi I bursave , për studentet dhe nxenesit, mbasi ne te kundërt rrezikon te djeget numri i studenteve përfitues te bursave te studimit.

Artikulli paraprakPD: NE KRYE TE PS SHKODER NJE PERSON QE KA KRYER VRASJE
Artikulli tjetërKISHA UNGJILLORE “GURI I THEMELIT” DHURATA PËR FËMIJËT E PEDIATRISË