Shkodra, me historinë e saj të pasur dhe trashëgiminë artistike, u bë ndalesa e radhës e Javës së Evropës 2023, me Festivalin autentik të xhubletës. Gratë që e trashëgojnë prodhimin e elementëve të ndryshëm të xhubletës 4-mijë vjeçare treguan aftësitë e tyre. Drejtuesja e shoqatës “Xhubleta e Alpeve”, Rita Shkurtaj tregon për vlerat e kësaj veshje tradicionale në veriun e Shqipërisë.

Xhubleta, tashmë pjesë e UNESCO-s, tregon drejtorja e muzeut historik në Shkodër Amila Gjyrezi është e rëndësishme për ta përcjellë tek brezat e rinj.

Alexis Hupin, shef i sektorit politik, delegacioni i BE në vendin tonë thotë se përmes xhubletës synon që t’i tregohet gjithë botës aftësitë e Shqipërisë.

Në këtë panair feste të xhubletës u shfaq edhe një ekspozitë e fotografit Roland Tasho me personalitete të veshura me xhubletën.

Artikulli paraprakBE: INTEGRIMI EUROPIAN 70% I BASHKIVE
Artikulli tjetërDIJEBËRËSET E FUNDIT TË XHUBLETËS: PO HUMBET