Shkodra ka mirëpritur hapjen e Javës së Europës në Shqipëri. Disa prej ambasadorëve të vendeve më të rëndësishme fillimisht zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia. Përfaqësuesi i lartë i BE në vendin ton Alexis Hupin tha se Bashkimi Europian po punon çdo ditë që Shqipëria të jetë pjesë e procesit të integrimit në familjen e madhe europiane.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shpreh se sot pas 32 vitesh nga ardhja e demokracisë në Shqipëri është më e nevojshme se kurrë që vendi ynë të jetë pjesë e BE.
Java e Europës e cila nisi në Shkodër do vijojë me një sërë aktivitetesh në këtë qytet ndërsa do të kulmojë më 9 maj, në Ditën e Europës.