Java e familjes është shfrytëzuar nga shkolla 9-vjeçare në Bardhaj të njësisë Rrethina për të zhvilluar një aktivitet sensibilizues kundër drogës, trafikimit dhe kundër duhanit.

Shkolla e Bardhajve ndodhet në një zonë me probleme sociale. Psikologu Arvjo Fishta shprehet se aktualisht vetëm 1 fëmijë është i ngujuar nga gjakmarrja nga 13 që ishin më përpara. Një problem mbetet përdorimi i drogave në shkolla. Pavarësisht kontrollit të rreptë nuk përjashtohen rastet sporadike. Aktiviteti në shkollën 9-vjeçare të Bardhajve ka vijuar me një koncert artistiko-kulturor por edhe duke dhënë mesazhe kundër fenomeve që dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.

Artikulli paraprakSHIFRA ALARMANTE, 62 RASTE TË DHUNËS FAMILJARE
Artikulli tjetërTRUPA, VAJZA KAMPIONE NË SPORTIN E FORCËS SË TRUPIT