17.584 qytetarë janë raportuar pozitiv me covid 19 në javën e fundit, rekord absolut infektimesh që është i barabartë me totalin e infektimeve në 8 muajt e parë të pandemisë mars – tetor 2020. Paralelisht po kryhen 2 deri në 3 herë më shumë testime ditore krahasuar me muajt më kritikë të pandemisë dhjetor 2020 shkurt 2021. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në periudhën 1 javore 14 – 21 janar janë kryer 57.677 teste me një mesatare 8.200 teste në ditë dhe shkallë poziviteti, 30%. Ndërkohë incidenca dy javore kap shifrën e 982 infektime për 100 mijë banorë nga 143 që ishte në fund të dhjetorit.

Por sipas ekspertëve të pavaruar të dhënat përhapen në popullatë të variantit dominues Omicron si dhe variantit tjetër në ikje Delta janë shumë larg realitetit që mendohet shumë fish më i lartë se ai zyrtar. Ekspertët argumentojnë se jo të gjithë qytetarët kanë mundësinë të bëjnë tampon apo test të shpejtë antigen që në sistemin parësor shëndetësor vijon të aplikohet vetëm për rastet me simptomaikë të dukshme virale si temperaturë, kollë, rënie të oksigjenimit apo prekje të mushkrisë, ndërsa në privat testi i shpejtë ka një kosto prej 1.500 lekësh. Ndërkohë shumica e testeve antigen po japin tregues negativë pa mundur të dektetojnë variantin Omicron që më së shumti arrin të zbulohet përmes testit klasik PCR Covid 19.

Por infektimet deri në 25 fish më të larta se në dhjetor nuk kanë ndikuar aspak në rritjen e shtrimeve spitalore që nuk ndryshojnë prej muajsh duke mbetur në shifrën 130-140 pacientë, e barabartë me 0.5% e totalit të personave aktiv me sars cov 2. Duke krahasuar të dhënat rezulton se 1 në 200 të infektuar përfundon në spital një shifër 5 deri në 10 herë më ulët se në të gjitha valët e tjera të pandemisë. Por lajmi i mirë për numrin e qëndrueshëm të shtrimeve spitalore nuk përkon me rritjen e vdekshmërisë me 70% për të njëjtin numër të shtruarish. Në javën e fundit janë regjistruar 37 fatalitete, 15 vdekje më shumë se në javën pararendëse, 7 – 13 janar.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË NË SHKODËR “BALCANS BEAUTYPORIUM”
Artikulli tjetërTRE STUDIMET: DOZA PËRFORCUESE E VAKSINËS, E NEVOJSHME KUNDËR VARIANTIT OMICRON