Atmosfera e pavaresise ndjehet kudo tashme ne Shkoder. Pervec afisheve qe i dhane shkodres nje pamje tjeter, Bashkia e Shkodres, nen kujdesin e vecante te kryetares se Bashkise Shkoder,
Voltana Ademi, ka ndermarre nje nisme, ti ofroje ketij qyteti, ngjyrat kuqezi, ne kete 103 vjetor te pavaresise. Qendra e qytetit, ka marre nje pamje te vecante, me ngjyrat kuqezi ne sfond, e aq me teper qe prane heroit tone kombetar, Luigj Gurakuqi, sot ka nje pamje kuqezi. Megjithate, tashme i ngelet qytetareve, cdo shkodrani qe te ndermarre hapin e tij, ne kete 103 vjetor, te vendos nje flamur prane shtepise se tij, qe shkodra te vishet kuqezi me 28 Nentor.