Me dhjetra qytetar vijnë nga emigrimi për të marrë pjesë gjatë kremtimeve që bëhen në javën e festës të Shën Rrokut në Shirokë. Një festë tradicionale kjo që vazhdon prej mëse një shekulli atje.
Një ditë më parë u kremtua mesha e shenjtë. Gjovalin Pavaci është një nga të moshuarit i cili mes lotësh tregon se çfarë simbolizon kjo festë.
Gaspër Pici, një tjetër emigrant thotë se pas Francës, Shiroka është vendi i dytë që feston Shën Rrokun.
Gaspër Pici ka trashëguar ritet e festës ndërsa ai këndon edhe disa prej këngëve që i kushtohen kësaj feste duke përcjellë mesazhe për besimtarët.
Megjithatë ndryshe nga vite më parë pjesëmarrja në festën e Shën Rrokut ka ardhur duke rënë.
Shën Rroku është një shenjt i cili shëroi shekuj më parë pas rënies së murtajës dhe ia kushtoi jetën e tij të varfërve.