Mbrëmjen e 6 dhjetorit shtetasja Maria Leka 63 vjeçe banuese në lagjen “Guerrile” në Shkodër humb jetën pas përplasjes së një kamioni me një mjet tip benz. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shtoj i Vjetër.

Marie Leka ishte pasagjere në kamion, ku shoferi Petrit Leka humbet kontrollin dhe përplaset me mjetin tip Benz në të cilin udhëtonin Sylë Palnikaj dhe Katrina Palnikaj. Për pasojë 4 shtetasit në fjalë mbesin të plagosur me dëmtime jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa data 4 Dhjetor do të shënonte një tjetër aksident të rëndë në aksin Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Vrakës nga përplasja e dy automjeteve.Për pasojë mbesin të plagosur Rovena Mustafa, Egzon Çokaj, Gjon Ivanaj dhe Emrah Malaj.

Nga statistikat e nxjerra, në një javë në rrugët e Shkodrës numërohen 1 i vdekur dhe nëntë të tjerë të plagosur në tre aksidente të ndodhura.Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve me pasoja vdekjeje, vazhdojnë të jenë, shpejtësia tepër e lartë, përdorimi i alkoolit, por sidomos përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.Mesa duket masat e rrepta të policisë nuk kanë mjaftuar për të ulur numrin e aksidenteve.

Artikulli paraprakSHKODËR, SIGAL DËMSHPËRBLEN TË DËMTUARIT E TËRMETIT
Artikulli tjetërPADIA PËR DVORANIN, META 50 MINUTA NË PROKURORI