Java ka nisur me aksidente automobilistike në qytetin e Shkodrës. 2 të tilla janë shënuar brenda pak minutash, pas orës 9 mëngjesin e të hënës.

Aksidenti i parë është shënuar në dalje të Shkodrës, pak metër larg Urës së Bahçallëkut, ku është plagosur lehtë një shtetas kosovar. Burimet nga vendi i ngjarjes treguan se motori me targë Kosove 03 512 RA është përplasur me një mjet tip benz me targë AA 703 RA. Automjeti nuk është dëmtuar, ndërsa në motor ka patur dëme materiale.

I plagosuri është dëmtuar në këmbë, ndërsa është thirrur ambulanca e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Kjo e fundit është nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes, por është aksidentuar në sheshin “Balshaj” në Shkodër, zonë e njohur si Eurodrini. Autoambulanca e spitalit me targë AA 756 NP është përplasur me një tjetër mjet në rrethrrotullim, por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Mjeti i Spitalit Rajonal të Shkodrës është dëmtuar në anë të shoferit.

Artikulli paraprakANALIZA E ALISTAR CAMPBELL: DUHET TA VIZITONI SHQIPËRINË
Artikulli tjetërPËRMET, GRUAJA I VJEDH 700 MIJË LEKË NË BANESË 67 VJEÇARES