Java sportive ballkanike, një bashkëpunim i universitetit “Luigj Gurakuqi” me shkollat e qytetit të Shkodrës vijoi me ditën e dytë teksa u zhvilluan demonstrime në sportin e taekëondo. I pranishëm ishte edhe rektori i universitetit Tonin Gjuraj i cili vlerësoi dhe nxiti aktivizimin e fëmijëve dhe të rinjve në sporte.
Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadia në fjalën e saj tha se sporti është një prej prioriteteve në shkollat e qytetit.
Koordinatorja në javën sportive ballkanike Nora Deda tregoi synimet e këtij projekti.
Java Sportive Ballkanike do të zhvillohet edhe më 25 shtator me pjesëmarrjen e rezidentëve të shtëpisë së të moshuarve në Shkodër duke e shtrirë këtë projekt nga grupmoshat e vogla deri tek të moshuarit.