Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nisi aktivitetet në javën sportive të Ballkanit Perëndimor që do të zgjasin për tri ditë. Në hapje u zhvilluan ndeshje në minivolejboll me nxënës të shkollave të Shkodrës në palestrën e universitetit. Koordinatorja e këtij projekti Nora Deda thotë se ky projekt sportiv ndihmon nxënësit në zhvillimin e tyre dhe i afron ata më shumë me aktivitetet sportive.

Një prej mësuesve të edukimit fizik, njëkohësh volejbollist profesionist Nikolin Qafarena thotë se fëmijët dhe të rinjtë e sotëm e kanë tejet të nevojshme sportin për t’u larguar nga paisjet teknologjike ndërsa tregon se interesi sot nga të vegjlit për sport është i ulët.
Vetë nxënësit që prej pak vitesh merren me volejboll thonë se sporti ka rezultuar tejet i dobishëm për ata.

Java sportive e Ballkanit Perëndimor do të vijojë edhe për dy ditë të tjera në sportet e taekëondo, lojërat popullore, ping-pong dhe aerobi me rezidentët e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.

Artikulli paraprakVLLAZNIA KAMPIONE E SHQIPËRISË NË BOKS
Artikulli tjetërQYTETARËT ME BIÇIKLETA NË RRUGË