Teksa strukturat pritëse të refugjateve në Shëngjin dhe Gjader të Lezhës janë bërë gati, kontigjenti i parë pritët të mbërrije javen e ardhshme.Konfirmimi ka ardhur nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, por edhe autoritetet e Portit të Shëngjinit të cilët janë njoftuar për diçka të tillë.Sipas të dhënave fillimisht do të vijë një anije me 400 përsona e cila do të ankorohet në Portin e Shëngjinit dhe sipas proçedurave, refugjatet do të vendosen në qendren pritëse dhe pas 48 oresh nën masa të rrepta sigurie do të transferohen me autobusë në kampin e Gjadrit, i cili prej ditës së premte është bërë gati, duke i pajisur me logjistiken dhe përsonelin e nevojshem.Ndërkohë edhe pse emigrantët e parë pritet të mbërrijnë për pak ditë, në kampin e Gjadrit do të vijohet me punime, pasi ka mbetur dhe 30 për qind e volumit pa përfunduar. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut, por pavarësisht kundërshtimeve u ratifikua me shumicë votash nga përlamentet e të dy vendeve.Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Ato do të kontrollohen fillimisht në bordin e anijeve që i kanë shpëtuar, përpara se të dërgohen në Shqipëri.Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por kampi do të zgjerohet në muajt në vijim.

Artikulli paraprakIPA SHKODËR, MARRËVESHJE ME DUBROVNIKUN
Artikulli tjetërARRESTOHET 1 SHTETAS DHE PROCEDOHEN PENALISHT 3 TË TJERË PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE