Ish-ministri i Brendshëm ka dalë sot para mediave ku jo pa emocione ka kërkuar që prokuroria të dalë sa më shpejt në konkluzione pasi prej një viti është vendosur nën shënjestrën e akuzave jo vetëm nga drejtësia por edhe politika.

Por ashtu siç ka ndodhur dhe në herët e tjera të shfaqjes në publik, Tahiri është rrethuar nga simpatizantët.

Kësaj radhe ka qenë një grua në moshë që i ka puthur dorën Tahirit, duke e quajtur madje mbret.

“Je mbreti i Shqipërisë. Kam ardhur nga Italia për të të takuar ty”, i tha gruaja ish-ministrit duke e puthur e përqafuar.

Por nuk ka qenë e vetme, pasi edhe disa gra të tjera kanë i janë afruar dhe i kanë kërkuar ta puthin. Tahiri i ka pritur me buzëqeshje simpatizantet e tij duke i përshëndetur.

Artikulli paraprakTAHIRI: BËRA GABIM QË HESHTA, S’DUHET TË KURSEJA AS PROKURORËT
Artikulli tjetërNDREU SFIDË BERISHËS: I PASTËR NË 5 BREZA, LË POLITIKËN NËSE GJEN GJË