“Shkodrani i’a hjek gojës për me pre bileten e teatrit”.

Më këtë shprehje aktori Besnik Çinari i tha të gjitha, pas premierës variete “Je Shkodran në qoftë se…” që u shfaq në skenën e teatrit “Migjeni” me regji të Zehrudin Dokles, i cili rikthehet në Shkodër pas 23 vitesh shkëputjeje. Shoqëruar nga duartrokitje dhe të qeshura pafund, rreth dy orë shfaqje treguan se artëdashësit e këtij qyteti janë gjithmonë aty për të mbushur plot karriget e teatrit, kur bëhet fjalë për humor të mirë. Një ndërthurje midis humorit e këngës, pantomimës dhe ndërmendjes, talenteve të rinj dhe artistëve të mirënjohur ishin kryefjalë në premierën e shfaqur të shtunën. Pas shfaqjes, regjisori Dokle foli për emocionet e rikthimit dhe falendëroi trupën. Skenaristi dhe aktori Besnik Çinari ftoi spektatorët që të shkojnë në teatër për këtë shfaqje, siç tha ai për të kaluar dy orë të mira. Kjo variete do të jetë në skenën e tetatrit “Migjeni” që nga e shtuna e në vazhdim në orën 18:00.

Artikulli paraprakAKSIDENTET, 13 NJOLLA TË ZEZA NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetër“NË SHKODËR 25 VJET MË PARË”, BOTIM PËR “KOSOVËN”