BUSH NIS FJALIMET NË SHBA, KRITIKA NDAJ ADMINISTRATËS SË UASHINGTONIT. Si një pinjoll i denjë i familjes presidenciale Bush, djali i dytë i ish-presidentit Xhorxh Bush dhe vëllai i Xhorxh W. Bush,
ka kritikuar qasjet liberale të demokratëve, që sipas tij kanë denigruar vlerën e punëtorëve të zellshëm amerikanë. Në një fjalim që u duk më tepër si test për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Bush akuzoi administratën Obama se nuk po bën punën. “Inefiçenca e qeverisë nuk është vetëm irrituese, por na jep edhe një mësim të mirë. Nëse qeveria nuk mbledh dot gjobat e trafikut rrugor apo paratë e panineve që shiten nëpër trena, si mund të presim që qeveria t’i mundësojë qytetarëve të rrisin nivelin e tyre të jetesës?” Bushi nisi në Forumin e Klubit Ekonomik të Detroitit turin e fjalimeve që pritet të mbajë në muajt në vazhdim para se të vendosë nëse do të marrë pjesë fillimisht në garën e Partisë Republikanë për postin e kandiatit për president. Ai shihet si i favorizuar për t’ia dalë brenda partisë, sidomos pasi Mit Romni ka vendosur të mos garojë më pas dy dështimeve. Bushi kryeson në sondazhet kombëtare ndaj kandidatëve të tjerë të mundshëm, si Guvernatori i Uinskonsinit, Skot Uollkër dhe ai i Nju Xhersit, Kris Kristi. Të gjitha kandidatët në këtë fazë kanë sulmuar presidentin në detyrë, Barak Obama, por Xhebi është përqendruar më tepër te administrate dhe Uashingtoni në tërësi, dhe ka lënë të kuptohet se do të propozojë një seri politikash të zgjuara për të ndihmuar amerikanët të përfitojnë sa më shumë nga fusha si energjitike, fabrikimi, shërbimi shëndetësor dhe teknologjia.