Një protestë e re ka dalë në horizont, krahas asaj të studentëve.
Përmes një faqeje të hapur në fb, me thirrjen “Eja protesto për naftën!”

ftohen të gjithë qytetarët shqiptarë të protestojnë mbi çmimin e naftës dhe cilësinë me të dobët në rajon.

Prej orës 14: 30 në Milot është bllokuar Rruga e Kombit nga banorët e Kurbinit.
Nderkohe protestat jane parashikuar në
15.30 Kurbin
16.00 Lezhe
16.00 Devoll
16.00 Fier
16.00 në Vlore do bllokohet rruga hyrese e qytetit.

16.00 Shkoder
16.00 Durres
16.00 në Elbasan prane rrethrrotullimit te Bradasheshit.
17.00 Kavaje
17.00 Balls

Protesta është thirrur të mbahet dhe të shtunën me 15 dhjetor, ora 11:00.
Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjenn 2.2 mijë persona, ndërsa 7.5 mijë të tjerë kanë shfaqur interes.

Një protestë e ngjashme, por lokale, u zhvillua një ditë më parë në Kavajë.

Artikulli paraprakSHKODËR, REKTORATI PLOTËSON KËRKESAT E STUDENTËVE
Artikulli tjetërAKUZA E SHQIPTARIT TË ARRESTUAR NË GREQI: JAM PËRDHUNUAR NË BURG