Ne kuader te fushates 16 ditore te aktivizmit kunder dhunes ne familje ka qene serish shoqata gruaja tek gruaja e cila ne bashkpunim me shkollat e mesme te qytetit kane organizuar nje sere aktivitetesh sensibilizuese ne zonen e pedonales.

Drejtuesja Besara Podgorica nenvizon se shpalosja e formave te ndryshme me nxenesit I jep nje rendesi te vecante kesaj nisme.Shoqata gruaja tek gruaja nenvizon se kete vit ka pasur nje sensibilzim te madh tek opinion publik per sa I perket dhunes. Nxenesit e shkolles Prenk Jakova”, scutari hamdi bushati 28 nentori kane qene pjese e ketyre demostrimeve ne rruge duke shperndare broshuara. Fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave. Ajo fillon në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor që është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Artikulli paraprakDHUNA NË FAMILJE NË FOKUSIN E TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërNIS DHJETORI, BASHKIA VAU DEJËS FURNIZON SHKOLLAT ME NGROHJE