Në orët e pasdites se djeshme tre persona janë futur në banesën e shtetasit Taf Shabanit në Fushë Milot duke vjedhur shumën e parave që ndodhej në kasafortë. Shabani ka denoncuar rastin në polici dhe është shprehur se shuma që i vodhën është mbi 300 mijë euro, kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë. Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë Hume Shabani e cila ka treguar për mediat ngjarjen.

E moshuara shprehet se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie që ishin në kërkim të djalit të saj Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri.Me këtë pretekst ata kanë kthyer shtëpinë përmbys duke kontrolluar gjithçka deri sa kanë gjetur kasafortën dhe kanë marrë lekët që ndodheshin brenda. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Zonja e shtëpisë shprehet se nuk arriti që ti njihte autorët pasi ka probleme me shikimin.

Autorët duket se jo vetëm që ishin në dijeni të faktit se në banesën e Taf Shabanit kishte para të dërguara nga djali i tyre, por edhe të gjendjes shëndetësore të zonjës së shtëpisë që kishte probleme me shikimin duke përfituar dhe hyrë në momentin që i zoti i shtëpisë nuk ishte i pranishëm. Sipas burimeve nga policia deri tani janë disa persona të shoqëruar, ndërsa po punohet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Artikulli paraprakSHKODËR, REKTORI BEKTESHI: KARTA E STUDENTIT FALAS
Artikulli tjetërPUBLIKIMI NË STAR PLUS, SHTËPI E RE PËR FAMILJEN E VARFËR