Në orët vona të mbrëmjes së kaluar tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë Milot duke grabitur shumën e parave që ndodhej në kasafortë.
Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si shokë të djalit të tyre që jeton në Itali dy prej personave janë ngjitur në katin e dytë të banesës dukë zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar.
Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin. Ata me pas janë larguar dhe është lajmëruar i zoti shtëpisë dhe policia e Kurbinit. Sipas Taf Shabanit vlera e lekeve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.
Autorët duket se jo vetëm që ishin në dijeni të faktit se në banesën e Taf Shabanit kishte para të dërguara nga djali i tyre, por edhe të gjendjes shëndetësore të zonjës së shtëpisë që kishte probleme me shikimin duke përfituar dhe hyrë në momentin që i zoti i shtëpisë nuk ishte i pranishëm.