Kryeministri Edi Rama deklaroi se PD dëmtoi veten kur vendosi që të djegë mandatet, duke u larguar nga parlamenti.
Teksa u pyet nga gazetarët për krizën politike në vend si dhe për faktin nëse do të kishte sërish një thirrje për opozitën dhe liderin e saj, Lulzim Basha, Rama pohoi se qeveria do ishte e gatshme që të dëgjonte çdo sugjerim.
Mes të tjerash ai ripërsëriti edhe njëherë thirrjen për dialog, ndërsa shtoi se; “Është vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vet PD-në dhe padyshim se ka bërë më të mirë jetën politike të vendit(largimi nga parlamenti).
Por nuk është se e ka cënuar në pikën e mosfunksionimit. Mund të funksionin gjërat më mirë, por gjithmonë nuk ka diskutim që ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë. Të dëgjojmë, të mbajmë shënim. Të reflektojmë kur shohim që ka ide. Ne jemi të votuar dhe të dënuar që të udhëheqim.”