Ditën e sotme, këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD Marash Logu, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa ka njoftuar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie.

Në një postim në rrjetet sociale, Logu ka deklaruar se i është mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe se do të vijojë të japë kontributin e tij si profesionist i ligjit në këtë parti, pavarësisht dorëheqjes.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike

Artikulli paraprakKENI BËRË PLANE? JA SI DO TË JETË FUNDJAVA
Artikulli tjetërBERISHA PREZANTON KANDIDATIN PËR BASHKINË E VAUT TË DEJËS: DO TË BËJMË GJITHÇKA PËR NJË NDRYSHIM RRËNJËSOR!