Ministri Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka dhënë këtë të shtunë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar edhe pasardhesin e Xhafajt.
Kryeministri pasi ka shprehur falenderime per punen e Xhafajt, ka bere me dije se gjeneral Sander Lleshi do te jete ministri i ri i Brendshem. Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka reaguar pas dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama.
Xhafaj ka treguar se çfarë ka ndodhur që mori këtë vendim të papritur. Ai thotë se dorëheqja ka ardhur me vullnetin e tij të plotë.
Dorëheqja e ministrit duket se ka ardhur pas akuzave të shumta që ka bërë opozita në drejtim të tij. Opozita e akuzoi Xhafajn se po përdorte postin e ministrit për të mbrojtur të vëllain trafikant.
Aktualisht Sandër Lleshi është këshilltar i kryeministrit Rama për çështjet e sigurisë.“Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.
Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në postimin e tij.