Paulin Luli ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Rezervave Materiale të Shtetit. Luli dje i ka dorëzuar dorëheqjen ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa thekson se vendimin e ka marrë me vullnet të plotë. “Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen’ thotë ai.
“Për të gjithë ata që janë të paqartë ndoshta më qëllim si dhe ata që janë kureshtarë të dinë më shumë sqaroj se: Kam dhënë dorëheqjen me vullnet të plotë nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit.
Gjatë gjithë kohës në detyrë kam dhënë kuntributë maksimal dhe kam kryer me përgjegjsi detyrat e ngarkuara nga ligji për administrimin e mallrave rezervë shteti si dhe detyrimet ligjore për tu ardhur ne ndihmë familjeve në nevoje,veçanerisht atyre të prekura nga termeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit 2019.
Realizuam me sukses dhe përkushtim më nëtë të tëra pa gjumë dhe me orare të stërgjatura me sa mundësi që patëm pritshmëritë e banorëve te zonave të prekura nga termeti dhe menaxhuam më standarte të larta ndihmat humanitare të ardhura nga shumë vënde të botës.
Gjatë gjithë kohës DPRMSH kishte një ngritje si institucion në realizimin e detyrave dhe përmirsimin e cilësisë së shërbimit. Faleminderit atyre që më besuan këtë dëtyrë. Një falenderim i veçantë shkon për punën e palodhshme të stafit të rezervave të shtetit.
Faleminderit pafund të gjithve pa përjashtim për bashkpunimin,mirëkuptimin dhe mbeshtetjen që na dhatë. Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen” shkruan Luli.