Ndihmësi për sigurinë kombëtare i Presidentit Trump Sebastian Gorka tha se ka dhënë dorëheqjen, një tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që largohet prej andej.
Në letrën e dorëheqjes së tij, të siguruar nga disa media, Gorka thotë se ai nuk kishte qenë dakord me vendimin e Presidentit Trump për dërgimin e një numri më të madh trupash në Afganistan dhe kishte patur rezerva për drejtimin që po merr politika e jashtme të adminsitratës.
Gorka shkruan në letër se ai ishte i pakënaqur, që gjatë muajve të fundit nga Shtëpia e Bardhë ishin larguar njerëz që mishëronin politika “për ta bërë Amerikën përsëri madhështore”. Ndërsa Gorka thotë se ka dhënë doërheqjen, sipas disa burimeve mediatike, atë e kanë shkarkuar nga detyra.