Pas 5 muajsh bllokimesh të mbledhjeve, është mbajtur sot me prani fizike të deputetëve, Komisioni për Çështjet Ligjore.
Ky hap pozitiv erdhi pas marrëveshjes së arritur mes opozitës dhe maxhorancës, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.Ne këtë mbledhje mungon deputet i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj.
Më herët për shkak të protestave dhe kaosit që krijohej nga deputetët e opozitës në sallat ku mbaheshin komisione të ndryshme, mbledhjet zhvilloheshin online.