Gjykata e Apelit në Bologna ka konfirmuar dënimin me 14 vjet e dy muaj burg për vrasësin e një të riu shqiptar.

Apeli la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, ku Gianluca Mazzarelli, akuzohej për vrasje me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Ai vrau të riun shqiptar Ervin Tola, 31 vjeç. Ngjaja e rëndë ndodhi më 29 Dhjetor të vitit 2017 përpara një lokali në rrugën Nasolini. Mazzarelli pranoi gjykimin e shkurtuar dhe vuan vetëm një të tretën e dënimit.

Sipas mediave, shkak për vrasjen e të riut shqiptar u bë një konflikt i çastit, në të cilin ishin përfshirë edhe persona të tjerë.

Ndërkohë avokati mbrojtës i italianit tha se klienti i tij e kishte bërë veprimin për t’u mbrojtur. Kjo pasi sipas Antonio Rossi-t, Mazzarelli ishte rrahur nga dy persona, të cilët e kishin rrëzuar në tokë.

Në këtë moment, ai goditi për vdekje me thikë 31-vjeçarin Tola.
Pas këti akti, italiani u arratis, por u dorëzua mëngjesin e ditës tjetër.

Avokati kërkoi që kjo të merret parasysh nga gjykatësi dhe vrasja të konsiderohet si e paqëllimshme dhe e kryer në rrethana vetëmbrojtjeje.
Megjithatë asgjë nga këto nuk u mor parasysh, madje prokurori i çështjes e cilësoi dënimin ndaj Mazzarelli-t si të butë.

Të njëjtin mendim kanë edhe familjarët e Ervinit, të cilët e konsiderojnë vendimin si të padrejtë.
31- vjeçari Ervin Tola punonte si bojaxhi. Fatkeqësisht, ai nuk mundi të njohë djalin e tij, i cili lindi dy muaj pas vdekjes së të atit.

Ndaj, gjykata vendosi me dëmshpërblimin prej 750 mijë eurosh për të dhe nga 500 mijë euro për prindërit dhe vëllezërit e 31-vjeçarit.

Artikulli paraprakSORECA I DORËZOI PROGRES-RAPORTIN, META:SHPRESOJMË QË TË ÇELEN NEGOCIATAT
Artikulli tjetërHUNGARI/ MBYTET ANIJA NË LUMIN DANUB! 7 TURISTË TË VDEKUR, 19 TË ZHDUKUR