Prokuroria e Tiranës, ka dhënë pretencën për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni.
24 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan.
Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm.
Babai i të pandehurit Eugen Bitrajt, Zef Bitraj, tha: Na kërkojnë 340 milionë lekë dëmshpërblim për vrasjen e Marvi Mihalit. Ku t’i gjejmë?! Kjo pretencë është e padrejtë”.
Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ku pritet që trupa gjyqësore të japë vendimit, do të mbahet më 19 mars.
Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.