Sot u zhvillua seanca e paraqitjes së konkluzioneve nga avokatët mbrojtës për katër të pandehurit, ndërsa mbrojtja për Emiljano Shullazin u zhvillua seancën e shkuar.
Avokati i Gilmando Danit pretendoi në Gjykatë se zëvendësimi i prokuroreve është i jashtëligjshëm.
“Prokurorët që u zëvendësuan kishin përgatitur konkluzione absurde” ka deklaruar ai.
Avokatët e 5 të pandehurve kërkojnë pafajësinë për klientët e tyre.
Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit.
Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.