Ideja ka lindur nga një projekt në shkollë, ndërsa më vonë pesë të rinj e kanë kthyer në një lëvizje për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë. “Donate Clothes” ka gjetur mbështetje të gjerë nga organizata të ndryshme, ndërsa bëhet në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Aktiviteti përmbyllet në datën 2 qershor, dhe të ftuar janë të gjithë qytetarët shkodranë për të dhuruar sado pak për rata që kanë realisht nevojë.

Janë pikasur 100 familje në nevojë, të cilat do të ndihmohen sado pak me rroba që njerëzit e mirë kanë vendosur të dhurojnë.

Mbështetja ka qenë maksimale nga qytetarët shkodranë, të cilët kanë qenë të gatshëm të dhurojnë, ndërsa ka dal jashtë pritshmërive numri i madh i dhuruesve.

“Donate Clothes” është ideja e dhurimit të rrobave që nuk përdorim. Të gjithë mund të bëjmë të mundur të sjellim pak buzëqeshje për ata që kanë nevojë.

 

Artikulli paraprakPRESIDENTI META LIRON NGA DETYRA AMBASADORIN NË MALIN E ZI
Artikulli tjetërVETËVARJA E 47-VJEÇARIT, FLET E BIJA