Me daten 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka rregjistruar procedimin penal me numer 109, mbi bazen e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarine e organizuar te dhenies hua, jashte sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave eshte per interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e persona te implikuar.

Gjate hetimit te kryer rezultoi pervetesimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronesia ne emer te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cileve u rregjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkepunim,

“Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shperdorim detyre” dhe “Moskallzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” per 11 shtetas, qe jane B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyren ish kancelar ne Gjykaten e Shkodres); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Jane shpallur ne kerkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.
Jane ekzekutuar masat e sigurimit eprsonal ”pezullim i ushtrimit te detyres” per noteren pprane Dhomes se Noterise Shkoder, V. H dhe SPZ prane Komisariatit te Policise Shkoder E. L.

Eshte ushtruar kontroll ne nje numer te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykates. Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate celulare etj.

Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojne.

Artikulli paraprakFORCA POLICIE NGA TIRANA NË SHKODËR, ARRESTOHEN 14 PËRSONA
Artikulli tjetërOPERACIONI NE SHKODER, RAMA: SHKODRA ME E SIGURTE SE KURRE